Tri aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Ibra ka thënë se deri tek aksidentet ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës për shkak të reshjeve atmosferike.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se për momentin nuk ka raportime për të lënduar por vetëm për dëme materiale. /Telegrafi/