Site icon Telegrafi

Trezeguet zgjedh favoritin absolut për ta fituar Evropianin, vlerëson lart edhe Italinë

Legjenda franceze David Trezeguet ka folur para Kampionatit Evropian Euro 2024 që do të fillojë më 14 qershor në Gjermani.

Ish-sulmuesi francez ka thënë se Franca është favoriti absolut për ta fituar Kampionatin Evropian Euro 2024.

“Franca është favorite dhe nuk mund t’i fshihet këtij fakti. Ka lojtarët më të mirë në organikë dhe pjesa më e madhe e tyre luan në klubet më të mëdha të Evropës”.

Lexo po ashtu Frikë se mund ta humbasë Euro 2024? Arsyeja pse Mbappe nuk u stërvit me Francën

“Ndërkohë, unë besoj shumë edhe te akademitë franceze që gjithnjë kanë furnizuar klubet evropiane. Janë të rinj për të cilët investohen klubet më të rëndësishme”, deklaroi Trezeguet.

46-vjeçari vlerëson lartë edhe Italinë, përkundër se shumë mendojnë se Azzurët nuk mund të kalojnë as grupin.

Lexo po ashtu Formacioni me më të mirët që u refuzuan për Euro 2024 - nga yjet e Gjermanisë, deri te Jack Grealish

“Italia për shkak të traditës dhe historisë do të tentojë ta fitojë Evropianin, por kanë nisur një cikël të ri. Edhe pse mendoj se e kanë forcën për t’u renditur në katërshen e parë”, u shpreh Trezeguet.

Ish-reprezentuesi francez ka luajtur për 10 vite në Itali, ku ka veshur vetëm fanellën e Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version