Telegrafi

Trezeguet: Mund të përballemi pa problem me Real Madridin

David Trezeguet ka thënë se Juventusi i ka të gjitha mundësitë që të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.   

Juve dhe Real Madrid kanë shënuar fitore në ndeshjet e para duke mposhtur Moancon 2-0 dhe Atletico 3-0.

Trezeguet tani punon si ambasador i Juventusit nëpër botë.

“Ky grup e meriton vendin ku është dhe besoj që qëllimi është t’i shkojnë deri në fund”.

“Në ndeshje ndaj Monacos, ata e menaxhuan në mënyrë perfekt”.

“Psiqikisht kjo skuadër është më mirë se dy vite më parë, kur pësuan në finale nga Barcelona. Kam parë angazhim, agresivitet dhe organizimi të mirë”.

“Nëse takohemi me Real Madridin ën finale, që kështu do të ndodh, kemi armët e duhura që të përballemi me ta”, ka thënë Trezeguet.

Ai e ka mbaruar intervistën duke thënë se objektivi i Juventusit është fitimi i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/