Një djalë të vogël e ka shtypur vetura para syve të nënës së tij, por atë e shpëtoi mrekullisht çanta që e kishte të vendosur në shpinë.
Në momentin që e goditi veturë dhe kaloi mbi trupin e tij, ishte çanta që ngeci në rrota dhe ia shpëtoi jetën, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në shikim të parë dukej se vogëlushi nuk kishte gjasa t’i shpëtojë vdekjes, pasi kalon vetura ai shihet duke u ngritur, duke shpëtuar me lëndime të vogla.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kineze Yinchuan, kurse në momentin kritik nëna e tij po e dërgonte në shpi, pasi gjysmën e ditës e kishte kaluar në çerdhe.
Shoferi i veturës ka deklaruar në polici se nuk e kishte parë fëmijën në momentin kur e kishte goditur. /Telegrafi/