Një djalosh trevjeçar nga Kina çuditërisht ka shpëtuar pa lëndim serioz, kur është shkelur nga kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Vogëlushi ishte duke ngarë biçikletën derisa po kalonte rrugën në vija të bardha i shoqëruar nga nëna, kur një kamion e goditi drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar tmerrin, ku në video shihet se si shofer i kamionit godet me pjesën e përparme biçikletën në të cilën ishte vogëlushi.
Pas goditjes, shoferi i kamionit del jashtë dhe e nxjerr djaloshin që kishte ngecur mes rrotave dhe ia dorëzon nënës së tij.
Sipas policisë, shoferi nuk kishte arritur të vërej dritën e kuqe dhe se kishte deklaruar se kishte qenë i lodhur “pas plotë dy orë ngasje”.
Edhe përkundër faktin që u godit drejtpërdrejt dhe përfundoi nën rrotat e kamionit, djaloshi ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.
Ndërkaq, shoferi i kamionit që ka pranuar fajin, është dënuar me 20 dollarë, i janë hequr pikët e patentë shoferit dhe i është marrë leja e punës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7C-NuQ5As2c