Një performancë elektrizuese ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, gjatë fundjavës së kaluar në Colour Day Festival, i njohur ndryshe si Festivali i Ngjyrave.
Në fundjavën e kaluar Tirana ishte e mbushur me ngjyra e atmosferë, dhe priti një festival të madh.
Ishte Festivali i Ngjyrave ai që priti shumë këngëtarë dhe bende të ndryshme nga e gjithë shqiptaria.
Publiku i mbledhur në numër shumë të madh u jepi kurajë artistëve të ndryshëm për të bërë edhe më madhështor këtë festival.
Njëri nga grupet që pati performancën më të zjarrtë dhe elektrizoi gjithë publikun ishte një bend nga Prishtina.
Gazetari i emisionit Realod në RTV Dukagjini, Durim Xhema, i njohur me emrin artistik Xhurim Dema ishte (MC), Gamblemania (DJ) dhe Ardian Bakalli (Drums) ishin treshja që çmendi Tiranën me performancën e tyre.
Paraqitja e tyre u vlerësua lartë nga publiku të cilët asnjëherë nuk u ndalën duke kërcyer nën tingujt dhe atmosferën që ata krijuan.
Kjo performancë u vlerësua shumë edhe nga artistë dhe menaxherët të ndryshëm shqiptarë, ndërsa gjatë këtyre javëve pritet edhe emërimi i bendit të tyre.
Ndryshe, treshja nga Prishtina pritet ta ketë këtë verë të zjarrtë, pasi tashmë kanë siguruar shumë koncerte që do t’i mbajnë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. /Telegrafi/