N’Golo Kante, Riyad Mahrez dhe Jamie Vardy janë në mesin e gjashtë lojtarëve që janë nominuar për çmimin ‘Lojtari më i mirë i vitit’ në Ligën Premier.
Leicester City është rrugës për të fituar titullin e Anglisë dhe kjo treshe i ka ndihmuar “Dhelprave” që të jenë në pozitën e parë, para Tottenhamit.
Vardy, Mahrez dhe Kante i janë bashkuar sulmuesit të Spurs, Harry Kane, mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Dimitri Payet të West Ham Unitedit.
Kane, golashënuesi më i mirë në Ligën Premier me 22 gola, gjithashtu është nominuar për çmimin ‘Lojtari më i mirë i ri’ në Premier Ligë.
Në këtë listë bëjnë pjesë Dele Alli, Ross Barkley e Romelo Lukaku të Evertonit, portieri i Stoke Cityt, Jack Butland dhe Philippe Coutinho i Liverpoolit.
Fituesit e këtyre kategorive do të bëhen të ditur më 24 prill.