LeBron James në sulmin e fundit shënoi një trepikësh dhe Cleveland Cavaliersit ia siguroi fitoren kundër Milwaukee Bucks.
James përfundoi ndeshjen duke regjistrua ‘doub-double’ prej 34 pikëve, 12 kërcimeve dhe shtatë asistimesh.
Kjo ka bërë që basketbollisti i ekipit kampion të ngritët në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-s duke lënë pas Moses Malone me 27409 pikë, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast James gjendet në pozitën e tetë të renditjes me 27412 pikë. Synimi i ardhshëm i basketbollistit të Clevelandit është Shaquille O’Neal, i cili ka shënuar 28,956 pikë.
Kujtojmë se në top pesëshe është Kareem Abdul-Jabbar -38387, Karl Malone-36928, Kobe Bryant-33643 dhe Michael Jordan-32292 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X_T-f57z6m0