Në palestrën “Minatori”, Trepça e ka nënshtruar Golden Eagle Yllin me rezultat 67-56, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi.
Skuadra mysafire u tregua më e mirë në çerekun e parë të lojës duke i shënuar pesë pikë më shumë se kundërshtari (11:16).
Vendasit u rikthyen në pjesëlojën e dytë për të shënuar 11 pikë më shumë (22:11) dhe shkuan në pushim me epërsi.
Në çerekun e tretë, Ylli shënoi një pikë më shumë (16:17), mirëpo nikoqirët nuk lejuan befasi në dhjetëminutëshin e fundit (18:12).
Në këtë mënyrë, ‘Minatorët’ regjistruan fitore me epërsi prej 11 pikësh (67-56).
Nga 17 xhirot e zhvilluara, Trepça numëron tetë fitore dhe nëntë humbje. Me 25 pikë të arkëtuara, skuadra mitrovicase renditet e pesta në tabelë.
Golden Eagle Ylli mban vendin e tretë në tabelë me 27 pikë të arkëtuara nga 17 ndeshje, në të cilat ka regjistruar 10 fitore dhe shtatë humbje. /Telegrafi/