Telegrafi

Trepça triumfon si mysafir i Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 27 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë shënuar fitore së mysafirë në palestrën sportive “Sezai Surroi” kundër Ponte Prizrenit me rezultat 97:79.

Ishte një ndeshje shumë e fortë, sa që pjesa e parë përfundoi me një pikë epërsi në dobi të mysafirëve, 41:40.

Në pjesën e dytë, minatorët u treguan më të mirë dhe në fund triumfuan me një epërsi prej 18 pikëve.

Basketbollisti më efikas te bardhezinjtë ishin Matoshi që shënoi 15 pikë gjersa Ademi një më pak.

Te mysafirët me paraqitje të mira u veçua Samir Zekiqi me 30 pikë dhe 11 sosh Reynolds.

Pas kësaj, Trepça ngjitët në vendin e pestë të renditjes tabelore me 39 pikë, po aq sa ka edhe Ponte Prizreni që ka rënë një pozitë më poshtë. /Telegrafi/