Skuadra mitrovicase e basketbollit po kalon nëpër një periudhë të vështirë si kurrë më parë.
Klubi i basketbollit i Trepçës ka zhgënjyer të gjithë me rezultatet e ndeshjeve të para në ligën elitare të Kosovës.
‘Torcidat’ janë i vetmi ekip që në këtë edicion nuk kanë arritur asnjë fitore deri më tani dhe zyrtarët e klubit tashmë kanë reaguar me përforcim të ri.
‘Minatorët’ kishin sjell në radhët e veta dy basketbollistë kualitativ amerikan – Mark Dorris e Dwayne Miner.
Por, Trepça ka njoftuar se tashmë kanë siguruar shërbimet e krah-qendrës, James Jacksonit, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Ponte Prizrenit.
Trepça është ekipi i vetëm elitar që ende nuk ka regjistruar fitore dhe zë vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë të tubuara.
Ndryshe, mitrovicasit kanë paralajmëruar edhe disa përforcime të reja në mënyrë që të marrin rezultatet më pozitive. /Telegrafi/