Telegrafi

Trepça eliminon Prishtinën dhe kalon në finale të Play-offit, aty ku do përballet me Pejën

Foto: Arkiv

KB Trepça ka kaluar në finale të play-offit, duke mposhtur në ndeshjen e pestë KB Prishtinën me rezultat 77-74.

Derisa pas katër xhiros ishte gjithçka e barabartë, sonte u vendos edhe finalisti i dytë.

Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68. Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71.

Trepça u rikthye fuqishëm në serinë e katërt, duke mposhtur bardhëekaltrit me rezultat 82-77.

Por, në duelin e pestë, mitrovicasit ishin më të fortë dhe e dëshiruan më shumë se kryeqytetasit fitore dhe kaluan në finale me rezultat 77-74.

Në finale, Trepça do të përballet me Pejën, për të zgjidhur dilemën se kujt i takon epiteti i më të mirit për këtë edicion. /Telegrafi/