Viti 2015 ka qenë ndër vitet më të vështira për “Trepçën”.
Për shkak të mungesës së licencës për operim për katër muaj dhe dështimit të shitjes së koncentratit, menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje ka vështirësi t’i mbulojë shpenzimet operative, përfshirë edhe pagat, shkruan sot Koha Ditore.
Ky vit i vështirë ka ardhur në kohën kur është folur më së shumti për “Trepçën”. Në fillim të vitit kjo ndërmarrje ishte në prag të futjes në procedurë të likuidimit.
Qeveria e kishte bërë gati ligjin që e bënte “Trepçën” ndërmarrje publike në pronësi të saj. I njëjti ishte tërhequr pas reagimit të Qeverisë së Serbisë dhe ambasadorëve të vendosur në Kosovë.