Site icon Telegrafi

Trepça bën tjetër goditje të madhe, transferohet Mikale Tmusic

KB Trepça ka vazhduar punën për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri në Superligën e basketbollit kosovar.

Pasi humbi në finalen e Play Off-it, mitrovicasit janë duke ndërtuar një ekip të fuqishme për edicionin e ri, ku synojnë fitimin e gjithë trofeve të mundshëm.

Transferimi i radhës i ‘Minatorëve’ është Mikale Tmusic i cili vije nga kampioni në fuqi i Kosovës, KB Ylli.

Ka qenë faqja zyrtare e Trepçës, që ka zyrtarizuar afrimin e Tmusic.

“Snajperisti me numrin 7-të zbarkon në “Minatori”. Super Mikale Tmusic i bashkohet klubit tonë”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Kujtojmë që gjatë ditës së enjte, Trepça nga Ylli transferoi edhe fundorin tjetër Erjon Kastrati. /Telegrafi/

Exit mobile version