Telegrafi

Trepça ‘89 triumfon në Gjilan

Ka përfunduar java e 21-të në elitën e futbollit kosovar me ndeshjen mes Gjilanit dhe Trepçës ’89.

Në një takim ku dy skuadrat luftojnë për kreun e tabelës, Gjilani llogaritej favorit falë rezultateve të fundit por edhe terrenit vendas.

Por mysafirët nga Mitrovica kanë befasuar pasi kanë shënuar fitore minimale 1-0 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ka qenë sulmuesi Blerand Kurtishaj që ka shënuar golin e vetëm për 89-shin në minutën e 22-të të ndeshjes.

Pas këtyre tri pikëve të arkëtuara, 89-shi ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të tubuara, gjashtë më pak se lideri Feronikeli.

Ndërkohë Gjilani edhe përkundër humbjes ka ruajtur pozitën e tretë në tabelë me 36 pikë. /Telegrafi/