Site icon Telegrafi

Trepça ’89 për fitore, Gjilani pa presion – formacionet zyrtare

Trepça ’89 është nikoqire e Gjilanit në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Minatorët’ nuk dinë për fitore në pesë takimet e fundit dhe janë në një pozitë të vështirë.

Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi kërkon vetëm tri pikët, pasi vetëm në këtë mënyrë mbesin në garë për shpëtim.

Në anën tjetër Gjilani luan pa presion dhe trajneri Munishi ka vendosur t’i inkuadrojë disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minuta këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofilovski, Pllana, Berisha, Carbonieri, Dedia, Jashari, Nimani, Darwish, Muja, Shala, Chivaviro. 

Gjilani: Ruçi, Rapa, Halili, Dallku, Sorsa, Useini, Dautaj, Hila, Çyrbja, Kelmendi, Kçiqku. /Telegrafi/

Exit mobile version