Trepça ’89 ka arritur të kthehet te fitoret pas dy humbjeve radhazi duke e mposhtur Feronikelin në ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Sabit Osmani ishte më e rrezikshme se vendasit në fillim të takimit kur rrezikoi me Otto John në minutën e 22-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. John asiston bukur te Rron Broja i cili mjeshtërisht gjeti këndin e zbuluar të Faton Malokut.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta rrezikoi Florent Hasni, por pa sukses.
Pas tij provoi Broja dy herë, por në të dyja herët Maloku ishte në krye të detyrës.
Feronikeli u kundërpërgjigj me Behar Maliqin (74’), por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e duhura.
Rastin më të mirë për barazim e kishte Granit Arifaj, i cili nga afërsia gjuan shumë mbi portë.
Në minutën e fundit gjyqtari kryesor Kreshnik Vula akordon penallti, por që pas konsultimeve me anësorin Jakup Musolli e anulon atë.
Pas ndeshjes u krijua edhe një tollovi ku kërkonin nga gjyqtari sqarim për rastin.
Pas kësaj ndeshje të dy skuadrat gjenden në pjesën e epërme të renditjes në pozitat katër dhe pesë me nga 9 pikë. /Telegrafi/