Telegrafi

Trepça ’89 kërkon të befasojë përsëri Gjilanin, formacionet zyrtare

Trepça ’89 është njëra nga skuadrat më të vështira për tu mposhtur, sidomos në terrenin e saj.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi është shndërruar në një ‘mace të zezë’ për Gjilanin, që nuk e ka mposhtur asnjëherë edicionin e kaluar.

Nga katër sfida të luajtura, 89-shi kishte marrë dy fitore dhe dy ndeshje tjera ishin kryer baras.

Edhe këtë edicion ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Gjilan, kishte përfunduar në barazim 0-0.

Gjilani tani udhëhiqet nga Sallah Sherifi kërkon ta thyej këtë tabu dhe të marrë tri pikët në Mitrovicë, ndërsa vendasit duan fitore për ngjitje në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince Marley, Berisha, Mashau, Kaçar, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja, Jashari, Sie Bismark.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Kqiku, Hajdari, Progni, Nikaç. /Telegrafi/