Trepça ’89 dhe Feronikeli do të jenë përballë njëra tjetrës në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës.
Minatorët arritën në finale pasi eliminuan dy skuadra të fuqishme si Prishtina dhe Vëllaznimi, ndërsa Nikli gjatë rrugës eliminoi Ballkanin dhe Ferizajn.
Kampionët e ri të Kosovës janë favorit në këtë finale dhe synojnë të marrin edhe trofeun e dytë këtë edicion.
Ndërsa 89-shi që ka mbetur në barazh kërkon triumfin në Kupë që do t’i siguronte edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidës që do të fillojë nga ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Beqiri, Pira, Kaqiku, Basriu, Mersini, Jashari, Maloku, Hoti, Hyseni, Traore, Herman.
Feronikeli: Troshupa, Islami, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Fazliu, Hoti, Da Silva, Rexha. /Telegrafi/