Telegrafi

Trepça ’89 dhe Feronikeli ndahen në paqe

Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.

Vendasit tentuan me anë të Mohamed Darëich (6’) dhe Adenis Shala (22’), ndërsa mysafirët me Yll Hoxhën (12’) dhe Adem Maliqin (42’), por shifrat mbeten të pandryshuara, shkaku edhe i portierëve.

Edhe pjesa e dytë ishte huajës e barabartë, por me Niklin për një nuancë më të mirë dhe me raste më konkretet.

Rasti më i miri në këtë pjesë ishte ai i Bujar Pllanës (72’), por goditja e tij u mohua nga traversa dhe ndeshja në fund u mbyll 0-0.

Pas këtij barazimi, 89shi e sheh veten në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Nikli i gjashti me 28 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Minatorët udhëtojnë te Gjilani, ndërsa Industrialistët e presin Prishtinën në Drenas. /Telegrafi/