Trent-Alexander-Arnold ka vazhduar t’i qëndrojë besnik Liverpoolit edhe për shumë vite.
Mbrojtësi i djathtë anglez ka nënshkruar kontratë të re me The Reds, kontratë e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në verën e vitit 2025.
22-vjeçari ka shkëlqyer me Liverpoolin që nga dalja në ekipin e parë dhe është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Jurgen Klopp.
https://twitter.com/TrentAA/status/1421139288352337924?s=20
“Jam i nderuar që më është dhënë mundësia dhe besimi nga klubi për të më dhënë një kontratë afatgjate. Kjo kontratë ishte si një medalje për mua”, tha Alexander-Arnold.
“Gjendja në të cilën ndodhet klubi dhe ku jam unë në karrierën time është gjithmonë një opsion i mirë për mua. Ta zgjasësh kontratën për një kohë të gjatë dhe ta di se jam edhe për shumë vite këtu është një gjë shumë e mirë për mua”.
𝗧𝗔𝗔 #⃣6⃣6⃣
Scouser. Red. ❤️
— Liverpool FC (@LFC) July 30, 2021
Anësori debutimin e tij me Liverpoolin e bëri në Kupën e Ligës në tetor të vitit 2016 ndaj Tottenham Hotspur në Anfield.
Alexander-Arnold ka bërë gjithsesj 179 paraqitje me Liverpoolin ku ka realizuar edhe 10 gola, derisa ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën e Evropës. /Telegrafi/