Site icon Telegrafi

Treni i shpejtë u përplas për autoambulancën e ngecur, aksident me fatalitet për shoferin dhe një infermier (Video)

Autoambulanca që ngeci në një vendkalim në Poznan të Polonisë, është përplasur nga treni shpejtë që po kalonte në atë moment.

Për pasojë, shoferi dhe një infermier kanë mbetur të vdekur, ndërsa nuk ka pasoja tjera në njerëz, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se si ngeci makina në atë hapësirë, por pamjet e tregojnë teksa manovrohej të përpiqej të largohej nga aty.

Raportohet se drejtuesi i trenit që po udhëtonte në termin të rregullt, nuk ka marrë ndonjë lëndim.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka qenë në mesin e atyre që i ngushëlluan familjarët e të përfshirëve. /Telegrafi/

Exit mobile version