Site icon Telegrafi

Treni përplaset me një kamion në Japoni, lëndohen 34 persona – nga goditja e fuqishme vagonët dalin nga binarët

Të paktën 34 persona janë lënduar në një aksident trafiku ku një tren që lëviz me shpejtësi të madhe është përplasur me një kamion në Yokoham, që konsiderohet si qyteti i dytë më i madhi në Japoni.

Aksidenti ka ndodhur në linjën kryesore hekurudhore që lidh Tokion me qytetet e tjera të Japonisë, e nga përplasja e fuqishme të paktën tre vagonë kanë dalë nga binarët, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kamioni i aksidentuar është përfshirë nga zjarri, me ç’rast shoferi ka pësuar lëndime trupore, raporton Reuters.

“Zhurma e përplasjes ka qenë shumë e madhe. Kur jam zgjuar pasi kisha humbur vetëdijen e kamë parë se vagoni ishte shkatërruar tërësisht”, ka deklaruar për NHK njëri nga pasagjerët. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version