Telegrafi

Treni hyri në kthesë të gabuar, përfundoi afro 300 kilometra larg stacionit të duhur (Foto)

Udhëtarët që ishin nisur me tren nga Newcastle për në Reading, përfunduan të ‘humbur’ para terminalit të Sheffield – afro 300 kilometra për ku ishin nisur.

Ende nuk dihen arsyet, se si treni përfundoi në Pontefract të West Yorkshire, por besohet se makinisti ka marrë kthesë të gabuar, transmeton Telegrafi.

Megjithëse udhëtuan për tri orë e 15 minuta, udhëtarët u desh të gjenin mjete alternative, që të shkojnë në qytetin e dëshiruar.

Në anën tjetër, zyrtarët e hekurudhave kanë hedhur poshtë mundësinë, që të ketë pasur njoftime të gabuara, duke ia lënë fajin makinistit.

Kjo është hera e parë që në hekurudhat britanike, një tren të ketë marrë kthesë të gabuar dhe të udhëtojë kaq gjatë, ndërsa bëhet e ditur se ngjarja është nën hetime. /Telegrafi/