Site icon Telegrafi

Treni godet një veturë afër Prishtinës, lëndohen dy persona

(E plotësuar 19:15) Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një treni dhe një veture në lagjen “Kroi i Njelmët” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.


Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në segmentin hekurudhor Prishtinë-Fushë Kosovë, te vendi i njohur si “Kroi i Njelmët”.

Një veturë e tipit “Mercedes” është goditur nga treni në një udhëkryq të rrugës me hekurudhën./Telegrafi/

Exit mobile version