Site icon Telegrafi

Treni godet veturën në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, me ç’rast treni ka goditur një veturë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 07:30 në rrugën ‘Dervish Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version