Treni ka goditur një veturë në Ferizaj rreth orës 19:55 të mbrëmjes së sotme.
Rastin e ka bërë të ditur Kanun Veseli nga zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të dërgon për Gjilan, persona të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale. Njësitet e policisë me të dëgjuar për rastin kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.