Një vajzë e mitur është goditur nga treni në Klinë.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, thuhet se viktima ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
I njëjti nuk ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë, ku ka theksuar se për detaje do të informoheni më vonë pasi që policia ende është në vendin e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:45, ku treni ka goditur një të mitur. Për detaje tjera do t’iu informojmë me kohë”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/