E plotësuar: Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e aksidentit në Pejë, ku treni ka goditur për vdekje një person në Pejë.
Policia njofton se në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. (1968).
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, më 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtarëve. Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968)”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.
Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.
Lidhur me detajet tjera do të informoheni me kohë. /Telegrafi/
E plotësuar: Ka ndërruar jetë personi që është goditur nga treni sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës tha për Telegrafin se personi i goditur nga treni ka vdekur në vendngjarje.
Treni godet një person në Pejë
E plotësuar: Sot në orët e mëngjesit një person është goditur nga treni në Pejë.
Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e Pejës e konfirmoi rastin për Telegrafin, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Ai bëri të ditur se Policia është në vendin e ngjarjes dhe më vonë do të dalin me detaje shtesë. /Telegrafi/