Telegrafi

Treni godet një makinë në Rramanli të Kumanovës, lëndohen dy persona

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Rramanli, në të cilin treni ka goditur një makinë me targa të huaja.

Sipas informacioneve të Alsat, dy persona tashmë janë dërguar në Spital, derisa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Pritet që më vonë të dalin informacione zyrtare për këtë aksident.