Telegrafi

Treni godet një kamionetë në Pejë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një kamionetë është goditur nga treni sot rreth orës 10:07, ku për pasojë lëndime trupore kanë marr dy persona, në Zahaq të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim të mëtutjeshëm.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/