Telegrafi

Treni godet një grua në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda

Pasditën e së martës, një grua është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut./Telegrafi/