Telegrafi

Treni godet barrierën e betonit në stacionin e Kajros, shpërthen dhe përfshihet nga zjarri – humbin jetën 25 persona (Foto/Video, +18)

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 47 tjerë janë lënduar, kur një tren u përplas dhe u përfshi nga zjarri derisa po i afrohej stacionit të trenit në Kajro të Egjiptit.

Treni ishte nisur nga Alexandria, qyteti i dytë më i madh në Egjipt, për në kryeqytetin e Kajros, kur u përplas me një strukturë të betonit dhe në fund shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Stacionit i trenit Ramses që konsiderohet si i frekuentuari në Egjipt, është mbyllur plotësisht pasi kishte shpërthyer zjarri, e hetues të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun që qoi në këtë aksident të tmerrshëm.

Mohammed Said, drejtor i spitalit të Kajros, ka deklaruar se numri i të vdekur mund të rritet, kurse pas përplasjes së trenit që kishte goditur drejtpërdrejt disa pasagjerë ishte ngritur një re e madhe tymi të zi.

Ndërkaq e përditshmja Al-Ahram, raporton se treni kishte goditur edhe një cisternë me karburant me ç’rast shpërtheu një zjarr i madh. E dëshmitarja okulare Mina Ghaly ka deklaruar për Reuters, së në atë moment po qëndronte në platformë kur treni me shpejtësi të madhe goditi barrierën e betonit. /Telegrafi/