Site icon Telegrafi

Treni doli nga binarët, disa vagon ranë nga ura poshtë në lumë

Gjatë udhëtimit në një hekurudhë në Uashington të Shteteve të Bashkuara, një tren ka pësuar aksident dhe ka dalë nga binarët.

Për pasojë, disa prej vagonëve ranë nga ura në lumin që ndodhej poshtë, megjithëse lokomotiva mbeti në gjendje të rregullt dhe nuk u rrotullua, transmeton Telegrafi.

“Hetuesit janë duke përcjellë nga afër aksidentin e ndodhur dhe nuk raportohet për të lënduar, rrjedhje të ndonjë lënde të rrezikshme apo ndonjë kërcënim për publikun”, është thënë në raportin fillestar.

Shkaku i këtij aksidenti, hekurudha është bllokuar përkohësisht, derisa të arrijnë makineritë që t’i largojnë vagonët e mallrave.

Besohet se shpejtësia e lartë dhe kthesa shumë e lakuar, ka bërë që vagonët e zbrazur të dalin prej kontrollit. /Telegrafi/

Exit mobile version