Një ekspert i pastrimit ka këshilluar që të mos provoni një metodë virale të TikTok e cila premton t’i bëjë enët tuaja prej druri po aq të mira sa të reja.
Me miliarda përdorues aktivë, TikTok është bërë shtëpia e miliona këshillave dhe metodave, duke filluar nga të gjitha gjërat e flokëve dhe bukurisë deri te kopshtaria.
Nëse ju, si shumica prej nesh, keni lëvizur në platformën e mediave sociale në javët e fundit, do të keni vënë re një metodë pastrimi mjaft të popullarizuar që duket se po pushton internetin.
Të apasionuarit pas pastrimit i vendosin enët e tyre prej druri në një tas me ujë të valë dhe sodë buke.
Sipas tyre, kjo metodë magjike do të ringjallë lugët dhe pirunët e tyre në vetëm disa minuta, duke hequr të gjitha molekulat e mbetura të ushqimit.
Por përderisa të gjithë betohen për këtë, një ekspert pastrimi ka paralajmëruar se kjo metodë po bën “më shumë dëm sesa mirë”. Deyan Dimitrov, ekspert pastrimi dhe CEO i Laundryheap, shpjegoi: “Në realitet, kjo metodë është e dëmshme për jetëgjatësinë e lugës suaj; në vend që ta zgjasin, ndodh e kundërta për disa arsye”.
“Kur druri është i ekspozuar ndaj nxehtësisë dhe lagështisë së lartë, ai mund të shpërbëhet, të deformohet dhe përfundimisht të plasaritet. Pak si kur vendosni një shishe me ujë në frigorifer dhe kapaku shpërthen për të krijuar vend për zgjerim, nxehtësia ekstreme nuk do të ndihmojë në jetëgjatësinë e lugës suaj prej druri”.
“Ekspozimi i çdo sendi prej druri ndaj lagështirës për periudha të gjata kohore mund të përkeqësojë më tej ndarjen dhe fërkimin – dhe të inkurajojë bakteret të depërtojnë në sipërfaqet e tyre”. /Telegrafi/