Njerëzit të cilët kanë nevojë për një rritje të adrenalinës, nuk duhet të shikojnë më larg se në shtëpinë e tyre për ta bërë këtë.
Ndërsa ecja poshtë shkallëve nuk është konsideruar historikisht si akti më vdekjeprurës, një grup përdoruesish të rrjeteve sociale është në një mision për të ndryshuar këtë duke nxjerrë në pah hapat më të rrezikshëm dhe më të çuditshëm në disa shkallë jo fort të zakonshme.
Në një grup tashmë viral në Facebook, i cili quhet “Shkallët e Vdekjes”, qindra përdorues kanë ndarë imazhe të hapave më befasues që kanë hasur, si ato në shkallë të pjerrëta, përcjell Telegrafi.
Sipas New York Times, grupi filloi si një shaka e brendshme mes një grupi të vogël miqsh.
Që atëherë është zgjeruar në më shumë se 848,000 përdorues – shumë prej të cilëve e vërshojnë grupin me foto të “shkallëve të vdekjes” çdo ditë.
Por çfarë, saktësisht, janë “shkallët e vdekjes”?
Sipas përshkrimit të grupit, shkallët duhet të kenë vetëm një lloj vetie “të rrezikshme” ose “vdekjeprurëse”, qoftë kjo një strukturë e prishur apo një dizajn i pabesë.
Më poshtë gjeni disa nga fotot që përdoruesit e grupit i kanë cilësuar si “shkallë të vdekjes”. /Telegrafi/