Site icon Telegrafi

Trendi i ri në TikTok: Grim në qeskat e errëta nën sy

Sa i përket grimit, qeskat e errëta nën sy janë problem më vete. Ato janë të buta dhe zakonisht pak më të errëta se pjesa tjetër e fytyrës.

Nuk ka dobi të përpiqesh ta ndryshosh atë, por është fakt se ato e bëjnë të vështirë realizimin e një grimi perfekt.

Fatmirësisht, qeskat e errëta nën sy janë të mirëseardhura në TikTok, ku përdoruesit shpesh postojnë udhëzime për grim më mirë të realizuar.

Foto: TikTok

Megjithatë, 17-vjeçarja nga Mbretërinë e Bashkuar, Pippa Barnes , e ka marrë atë koncept plotësisht mbi vete në mënyrën më të mirë të mundshme me grimin e saj shumëngjyrësh, i cili i bën të duken sikur sytë e saj janë një ylber.

Ajo postoi udhëzuesin e saj mbi teknikën më 19 janar dhe çuditërisht, pjesa tjetër e aplikacionit është fiksuar tashmë me të ( etiketimi #colorfuleyebags ka më shumë se 1.4 milion shikime, me një shumicë dërrmuese postimesh që vijnë pas udhëzimit të parë të Barnes).

“Me sa duket qeskat e syve janë një trend tani”, bën shaka ajo ndër të tjera në videon e saj. “Të gjithë e dini se unë duhej t’i jepja pak nuanca këtij trendi”.

Videon ilustruese që tregon se si ta arrini rezultatin e dëshiruar e gjeni më poshtë:

@pippabarnes

It’s so strange seeing something I’ve been insecure about my whole life become popular 🤷🏼‍♀️ #eyebags #colourfuleyebags #howto #makeup

♬ Aesthetic – Xilo

Exit mobile version