Site icon Telegrafi

Trendi i ri: Fustan pa të brendshme

Ndërsa nuk keni domosdoshmëri të vishni të brendshme nën veshjet tuaja, zakonisht pranohet si diçka që duhet bërë.

Sidoqoftë, falë veshjes së re që po hynë në skenën e modës, mund t’ju duhet të rishikoni besnikërinë tuaj ndaj të brendshmeve.

Gjatë muajve të fundit, kemi vërejtur gjithnjë e më shumë ndikues të veshur me fustane dhe funde me anë të prerjes, pothuajse të gjitha vijnë nga një markë e veçantë; Marcia .

Nisur në 2019, një markë franceze e modës filloi të tërheqë vëmendjen  me modelet e saj të guximshme vitin e kaluar, dhe popullariteti i saj nuk tregon shenja ngadalësimi këtë pranverë.

Duke folur për modelin, krijuesja e saj Emma Reynaud zbulon, “Doja të krijoja një siluetë dhe dizajn që nuk ishte përgjigjja e diktatit mashkullor”.

Fustanin mund ta vishni edhe mbi pantallona, por guximi që të vishet pa barriera do ta bënte edhe më të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version