Site icon Telegrafi

Trendi i fundit: Shqiptarët, të këqinj në filma (Foto)

Një film me seri, “Hiena”, tregon më së miri se trendi i fundit i filmave aksion është që shqiptarët të jenë “njerëzit e këqij”.

“Hiena” do të transmetohen duke filluar që nga dita e sotme, dhe bënë fjalë për një histori policieske në rrugët e Londrës. Personazhet kryesore janë policë të inkriminuar dhe të korruptuar që bashkëpunojnë në krime me banda shqiptare dhe turke.

taken2Një bandë shqiptarësh ku luajnë aktorët Orli Shuka (foto poshtë) dhe Gjevat Kelmendi përfshihet në një përplasje të armatosur në një lokal me një bandë turke. Ajo që vijon është një histori dhunë, tradhtish dhe përplasjesh.

le chiffre“Wall Street Journal” shpjegon më së miri në një artikull se pse ka një trend për t’i bërë shqiptarë personazhet e këqij në filmat e fundit aksion. Rastësi ose jo edhe filmat e Liam Neeson si “Run All Night” ka përfshirë trafikantë shqiptarë. Te filmi “Taken” shqiptarët janë trafikantë prostitutash. Janë sërish ata të këqijtë në “Taken 2”.

LordvoldemortNë përpjekjet e fundit të agjentit Bon, në veçanti te “Casino Royale”, i keqi i interpretuar nga Mads Mikkelsen (“Le Chiffre”) vjen nga Shqipëria. Madje edhe Lord Voldemort shkon të fshihet në Shqipëri sipas librave të “Harry Potter”.

Përse tani po përdoren shqiptarët si personazhet e këqij në filma? Dhe gazeta e jep përgjigjen. Në vitet ’60-’70, arabët ishin ata që mbizotëronin personazhet e këqij në filmat aksion të atyre viteve. Në vitet ’80, vendin e tyre e zynë rusët dhe jugosllavët. Sot, janë shqiptarët dhe popujt e tjerë për të cilët audienca di shumë pak. /Telegrafi/

Exit mobile version