Një veturë lodër është përdorur që të sillet topi në mesin e fushës të finales së Ligës së Kombeve që u zhvillua në mes të Portugalisë dhe Holandës në stadiumin Do Dragao.
Kjo mënyrë e futjes së topit në fushë është duke u bërë si trend në botën e futbollit, derisa në javën e kaluar ishte përdorur një makinë që topit të vihet në qendrën e fushës në miqësoren që Franca e zhvilloi ndaj Bolivisë.
Remote control car taking the ball on the pitch pic.twitter.com/weZmcbIVA7
— Max Rushden 💛🖤 (@maxrushden) June 9, 2019
Por, mënyra e futjes së topit me makina të vogla e të mëdha, është duke u kritikuar nga shumë futbolldashës, pasi më shumë është qesharake se sa interesante.
Të parët që kishin filluar të bëjnë një gjë të tillë, ishin Kina dhe Japonia, por që më vonë kjo u bë trend edhe në Amerikën Latine, e nëpër vendet e tjera të ndryshme të botës.
Duket se jetëgjatësia e këtij trendi do të jetë e shkurtër, pasi askush nuk mund ta imagjinojë që në një finale të madhe si kjo e Ligës së Kombeve, topi të futet në fushë nga një makinë lodër.
Kujtojmë se Portugalia e mposhti Holandën me golin e shënuar nga Goncalo Guedes në minutën e 60-të, pas një asistimi nga Bernardo Silva. /Telegrafi/
https://twitter.com/David_Rudnick/status/1137793801077100546