Site icon Telegrafi

Trendi bizar i ahengjeve për fëmijë, kuajt shfrytëzohen për t’ju ngjyrosur lëkurën (Foto)

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë nisur një peticion që të ndalohet ky trend bizar i ahengjeve ku vendosen kuaj, që të shfrytëzohen nga fëmijët për të vizatuar në trupat e tyre.

Kohëve të fundit, ka pasur shumë postime që tregojnë se si në organizime të ndryshme nëpër Angli, po përdoren ngjyra me bazë shkumësi për të realizuar ngjyrosjen, transmeton Telegrafi.

Peticioni që tani ka edhe mbështetjen e organizatës PETA, ka mbledhur më se 22 mijë nënshkrime, kërkon mos angazhimin e kuajve nëpër ahengje dhe rreptësishtë ndalimin e vizatimit.

Siç tregojnë edhe fotografitë, këto kafshë është provuar t’i bëjnë ‘njëbrirësh’, me ngjyra si dhe figura të ndryshme që janë vënë në to, krahas emrave të fëmijëve.

Në anën tjetër, organizatorët kanë thënë se ngjyrat nuk u kanë shkaktuar ndonjë problem në lëkurë, ndërsa ishin të qetë dhe nuk bezdiseshin aspak prej të vegjëlve që u qëndronin pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version