Telegrafi

Trendafilova në Prishtinë, me ministren e Drejtësisë diskutojnë për punën e Gjykatës e Speciale

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ndodhet për vizitë në Prishtinë, ndërsa u takua me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se në takim është diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

“Ministrja Haxhiu priti në takim Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Trendafilova ishte paraparë që të ishte në Gjilan, por që e kishte anuluar vizitën për shkak të protestave të paralajmëruar.

Takimi ishte mbajtur online. /Telegrafi/