Telegrafi

Me trëndafila e në një ambient të hapur përrallor, Angela Martini befasohet për ditëlindjen e 35-të nga bashkëshorti i saj rumun

Kjo ka qenë java e modeles Angela Martini pasi festoi ditëlindjen e 35-të.

Bukuroshja nga Shkodra, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, kremtoi një ditëlindje përrallore së bashku me partnerin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ajo duket se është befasuar nga bashkëshorti në një ambient të hapur, i cili kishte përgatitur një dekor të veçantë të punuar me lule me përshkrimin, “Urime ditëlindjen dashuria ime”.

Angela Martini (Foto: Instagram)

Në klipin e ndarë me fansat në Instagram, Angela duket e mahnitshme në një fustan të bardhë me pika të zeza në disa momente të lumtura me Dragos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Fillimisht, mëngjesi”, ka shkruar ajo.

Angela Martini (Foto: Instagram)

Çifti janë tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe dashurinë e madhe veçse vazhdojnë ta dëshmojnë çdo ditë.

Martini dhe Savulescu ndryshe u martuan në dhjetor të vitit 2017 në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/