Site icon Telegrafi

A trembeni shpesh papritur në gjumë? Mjekët zbulojnë pse ju ndodh kjo dhe nëse është e rrezikshme

Sa herë jeni trembur në gjumë dhe jeni zgjuar të frikësuar, sepse nuk e keni ditur se ku gjendeni?

Edhe pse kjo përvojë mund të jetë mjaft e pakëndshme, duhet ta dini patjetër se nuk është e rrezikshme. Domethënë, madje 70 për qind e njerëzve kanë përjetuar këtë fenomen i cili quhet hov hipnik.

Ky hov shfaqet befas dhe mund të përfshijë gjithë trupin apo pjesë të trupit dhe e ndieni si goditje e elektricitetit apo keni ndjenjë që po rrëzoheni, ka shpjeguar doktor Ray Dasgupta, transmeton Telegrafi.

Hipnoza më së shpeshti ndodh në kalimin midis zgjimit dhe gjumit dhe nuk është e pazakontë që ajo të ndodhë në faza të ndryshme të gjumit. Ende nuk është plotësisht e qartë pse ndodh, por shumë shkencëtarë e konsiderojnë atë një shenjë evolucionare, domethënë e lidhin atë me të kaluarën e largët kur një njeri flinte në një pemë dhe një hov gjatë gjumit do ta pengonte atë të rrëzohej.

Më shpesh janë këto katër gjëra shkaktare përse ndodh hovi hipnik:

1. Pagjumësia

– Cilësia e keqe e gjumit do të thotë se nuk merrni fazë të thellë gjumi REM e cila është restorative. Ndonëse në shtrat i kaloni 7 deri në 9 orë, aq sa rekomandohet, ndoshta zgjoheni të pagjumë dhe të përgjumur jeni gjatë ditës.

2. Kafeina

– Stimuluesit, siç janë kafeina dhe nikotina, gjithashtu kanë të bëjnë me hovet hipnike. Dhe nuk është për t’u habitur që mungesa e gjumit dhe konsumimi i kafeinës mund të shkojnë njëra pas tjetrës.

3. Apneja

– Meqenëse hovet hipnike ndodhin gjatë kalimit midis zgjimit dhe gjumit, probabiliteti më i madh është se do të shfaqen nëse keni apne, gjendje e shënuar me ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë natës, gjë që shkakton zgjime të shumëfishta.

4. Stresi

Stresi emocional dhe mendor mund të shkaktojë dridhje hipnike. /Telegrafi/

Exit mobile version