Telegrafi

Trembëdhjetë veshjet e Rita Orës përgjatë mbrëmjes së ‘MTV Europe Music Awards’ (Foto)

(Getty Images)

Këngëtarja Rita Ora ka qenë nikoqire e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”.

Ylli i muzikës pop u paraqit me shumë ndryshime përgjatë mbrëmjes, ndërsa impresionio publikun me karakterin dhe çiltërsinë e saj në skenë, shkruan Telegrafi.

Rita Ora impresionon publikon anglez me paraqitjet e saj në skenën e MTV EMA 2017 (Getty Images)

Në tapetin e kuq të këtij evenimenti, Ora është shfaqur me robdeshambër, duke thyer kështu tabutë e çdo kodi të veshjes në spektaklet e mëdha.

26-vjeçarja u përpoq të ndryshonte vazhdimisht rrobat gjatë gjithë shfaqjes, e cila u mbajt në Wembley Arena, në Londër.

Këngëtarja nga Kosova ndërroi disa herë fustanet e saj përgjatë mbrëmjes së MTV EMA 2017 (Getty Images)

Ajo më pas premtoi audiencën se do të ndryshonte para se të shkonte prapa skenës për të filluar paradën e saj të modës.

Veshjet e saj ishin të gjitha të përzgjedhura.

Në shumë prej rasteve, ajo kishte zgjedhur të vishej me ngjyra, ndërsa rrezatonte plot shkëlqim para miliona spektatorëve.

Në vazhdim, ju sjellim trembëdhjetë veshjet e këngëtares nga Kosova, që mahniti publikun e MTV Europe Music Awards:

E nisi duke u shfaqur me një robdeshamber në tapetin e kuq deri në hyrjesn e saj në skenë (Getty Images)

 

Veshje e saj e parë ishte një fustan shumë-ngjyrës glamuroz

 

Ajo shfaqi format atraktive me një fustan të shkurtër ngjyrë blu

 

Rita dukej si një princeshë në fustanin e saj të zi me bizhuteritë argjendi të buta (Getty Images)

 

Ajo u shfaq në skenë në një fustan të zi me një pirun katran të mbërthyer në pjesën e përparme

 

Këngëtarja nga Kosova gjithashtu veshi një fustan të bardhë prej sateni zbukuruar me lule

 

Veshja e saj në këtë stil befasoi edhe kritikët e modës

 

Ajo dukej mjaft glamuroze në këtë veshje elegante (Getty Images)

 

Ajo fokusoi gjoksin e saj në një veshje të zezë, të përshtatur për trup

 

Ajo shkëlqeu në një fustan me lule dhe një paruke të shkurtër prej biondeje në kokë

 

Më vonë ajo provoi edhe një paruke mjaft të guximshme, ngjyrë të kuqe

 

Ajo mbante një parukë bione me kaçurrela, teksa ishte veshur me një fustan mjaft glamuroz me pupla, ngjyrë vjollcë (Getty Images)

 

Ajo performoi e veshur me një bluzë dhe një palë pantallona të shkurtra (Getty Images)

/Telegrafi/