Nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore kanë rrëshqitur pa dashje në deklaratat e tyre, duke thënë diçka që nuk duhet.
Në raste të caktuara, ata ia kanë futur aq kot sa deklarata e tyre ka dalë komplet pa kuptim dhe është kthyer në qesharake.
GreenLemon ka sjell 13 shembuj të të famshmëve se si “ia huqën” me të madhe në atë çfarë thanë gjatë intervistave të tyre.
Paris Hilton: “Jo, jo nuk kam shkuar në Angli, isha në Londër”.
Arnold Schwarzenegger për martesat gej: “Mendoj që martesat gej duhet të jenë mes një burri dhe një gruaje”.
Britney Spears: “Nuk kam dashur kurrë të shkoj në Japoni sepse nuk më pëlqen peshku dhe peshku është shumë i përhapur në Afrikë”.
Kanye West: “Mua nuk më pëlqen të mendoj. Njerëzit mendojnë se unë mendoj shumë, por unë nuk mendoj. Nuk më pëlqen të mendoj fare”.
Brooke Shields: “Duhani vret. Nëse vdes, ke humbur një pjesë të rëndësishme të jetës tënde”.
Christina Aguilera: “Ku mbahet këtë vit Festivali i Kanës?”.
David Beckham: “Ne do ta pagëzojmë djalin Broolyn, por nuk e dimë në çfarë besimi”.
Shaquille O’Neal kur u pyet në një intervistë nëse e ka vizituar Partenonin gjatë udhëtimit të tij në Greqi, u përgjigj: “Nuk i mbaj mend mirë emrat e klubeve ku kam shkuar”.
Carl Everett ka thënë: “Bibla nuk përmend asgjë për dinosaurët. Nuk mund të thoni ka patur dinosaurë kur nuk i keni parë ata. Dikush e ka parë Adamin dhe Evën duke ngrënë mollë. Por askush nuk e ka parë Tiranosaurin Rex”.
Cameron Diaz: “E kam vënë re gravitetin që kur isha e vogël”.
Kellie Pickler: “Mendoja se Europa ishte një shtet”.
Dan Quayle: “Është koha që rraca njerëzore të hyjë në sistemin diellor”.
George Gobel: “Po të mos ishte shpikur elektriciteti, ne sot do të ishim duke parë televizor me qiri”. /Telegrafi/