‘Miss Universe Albania’ nga viti 2016, Trejsi Sejdini, vazhdon të mahnitë me imazhet që i shpërndan në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare ndiqet nga afro gjysmë milion fansa në Instagram, ndërsa pozat e saja nuk e lënë askënd indiferent.
Derisa jemi në sezonin e verës, ajo ka mrekulluar me imazhet e shpërndara në profilin e saj në këtë rrjet social.
E njohur për linjat e admiruara trupore, Trejsi nuk heziton t’i tregojë hiret e saja, ndërsa fansat i presin me kërshëri postimet e reja.
Theksojmë që 21-vjeçarja nga Tirana ka luajtur rolin e protagonistes në disa videoklipe muzikore, duke përfshirë “Xhelozia” të Mozzikut, “Gang Gang” të Feros, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klipit të këngës “Kokaina” nga Don Xhoni.
Trejsi ishte pjesëmarrëse në garën e bukurisë ‘Miss Universe Albania 2016’ në moshën 16 vjeçare dhe megjithëse nuk fitoi, ishte një nga konkurrentet e preferuara.
Dy vite më pas, ajo e fitoi kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe si 18 vjeçare e përfaqësoi vendin në ‘Miss Universe’ në dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/