Pamjet e fundit që janë shpërndarë në internet, shfaqin një treg ë Kinë ku jelekët me lëkurë macesh, mund të blihen për më pak se 30 euro.
Nuk është ky i vetmi rast që do tmerronte dashamirësit e kafshëve, pasi aty mund të blihen pa problem edhe putrat e tigrave, brirë të antilopave të rralla, si dhe qen në kafaze, të gatshëm për t’i prerë, transmeton Telegrafi.
Ky treg tradicional ndodhet në Hohhot, që është afro pesë orë udhëtim nga Pekini, dallon shumë prej kryeqytetit kinez përplot me ndërtesa të larta, qendra tregtare dhe makina të sofistikuara.
Për dallim prej të gjithë shtetit, aty nuk ka mace shtëpiake e as endacake, megjithëse ka shumë ushqime të hedhura rrugëve, si dhe mijë të panumërt.
Filmimi i postuar më poshtë, tregon një prej arsyeve morbide. Pasi macet mbyten dhe rripen, që lëkura tyre të bëhet jelekë, apo të shitet për të marrë ndonjë përfundim tjetër në veshje.
“Lëkurë e vërtetë macesh, mos e prek po që se nuk dëshironi ta blini”, shkruan në njërën prej tavolinave të tregut, që vizitohet shumë pak prej turistëve të huaj.
Organizata PETA ka bërë thirrje që të mbyllet ky treg, por autoritetet kineze nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/
https://youtu.be/rOEAPIgI6z8