Në Tomohon të Indonezisë edhe këtë vit janë ekspozuar për shitje, shumë kafshë që rrezikojnë të zhduken.
Krijesat e rralla mbyten dhe pastrohen, në mënyrë që të jenë të gatshme që të përdoren për ushqim, transmeton Telegrafi.
Megjithëse mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar që të ndalohet kjo traditë, ende po vazhdon gjahu mbi to, kryesisht para festave të ndryshme.
Është pikërisht një lloj majmuni, që jeton vetëm në atë pjesë të Indonezisë, që ka rënë shumë në numër, sepse ka kërkesë të madhe që të blihet për mish.
“Ka shije të përkryer, është pak djegës. Ngjanë me drerin e egër dhe me qenin, më pëlqen shumë”, ka thënë një blerëse lidhur me rastin.
Nuk kanë munguar as lakuriqët, gjarpërinjtë, minjtë dhe disa krijesa tjera.
Brenda tregut ka pasur aromë të rëndë, nga kafshët e ngordhura, si dhe shkrumbi nga pastrimi i lëkurës me flakë. /Telegrafi/