Site icon Telegrafi

Tregu evropian i veturave shënon rënie

Tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian është tkurrur me 3.2 për qind në periudhën janar-gusht 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Siç bënë të ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 28 anëtarësh qëndronin në 10.5 milionë në tetë muajt e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi.

Raporti nënvizon se Gjermania shënoi një rritje të vogël prej 0.9 për qind, ndërsa tregjet tjera të mëdha të automjeteve në BE regjistruan rënie të kërkesave.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku veprojnë prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë – përfshirë Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota. /Telegrafi/

Exit mobile version